ORGANIZUESIT E “THE GRAMMYS” MARRIN HAPIN E SHUMËPRITUR PËR KRIJIMIN E NJË ONLINE METADATA.

Tani çdo komponent i një kënge do të ketë emrin e tij të regjistruar.

The Recording Academy, shoqata profesionale e cila organizon Grammy Awards, ka lançuar së fundmi një fushatë nën emrin Behind the Record.

E dedikuar të ndihmojë në dhënien e meritave të secilit komponent të një kënge, të cilët sot nuk njihen dhe vlerësohen për punën e tyre nga masa e gjërë.

Si pjesë të fushatës Recording Academy ka angazhuar Anderson Pakk, Billie Eilish dhe Diplo duke krijuar një "credit cover" me emrat e kontribuesve në këngë dhe duke e shpërndarë atë në rrjete sociale.

Për zhvillimin e një databaze të saktë do të kujdeset kompania australiane Jaxsta, e specializuar në këtë fushë, e cila numëron deri tani mbi 100 milion këngë me komponentë të plotë të regjistruar.

"Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj fushate si data partner. Ajo përputhet më së miri me misionin tonë për t’i dhënë kreditet e merituara çdo personi të talentuar që qëndron pas këngëve të cilat janë hite botërore" - u shpreh Jacqui Louez Schoorl, CEO i Jaxsta.

Reagimi i parë për mbështetje të fushatës ka ardhur nga Pandora e cila konfirmon se do të listojë të gjithë emrat në këngët që ajo ka në databazë.

Music metadata është prej kohësh një problem në industri të cilin Jaxsta është munduar ta eliminojë duke patur së fundmi mbështetjen edhe të Merlin, Warner Music, Sony Music dhe Universal Music Group, edhe pse këto të dhëna mbeten vetëm në sistem dhe nuk i jepen publikut.

Një tjetër problem i hasur është fakti i ndërveprimit të shumë kompanive për krijimin e një databaze të përbashkët, synim ky kryesor për The Recording Academy.

Nga sot, çdo artist mund të ketë një llogari në behindtherecord.grammy.com nga ku mund të listojë të gjithë kontribuesit në këngë apo album.

Lista me emra do të krijojë automatikisht një design katror të gatshëm që do publikohet në rrjete sociale.