SI DO TË DUKESHIM PA NJË SMARTPHONE?

Ka dalë nga makthet tuaja dhe quhet Eric Pickersgill, amerikan, fotograf. Pse po flasim për të? Sepse na ka fotoshopuar të gjithëve pa smartphone-n tonë të shtrenjtë. Nëse mendoni se është i çuditshëm, shikoni si dukemi ne, qeniet mortale, pa teknologji.

Si nisi eksperimenti? Si gjithmonë, nga jeta reale. Një familje që nuk komunikon, 4 pjesëtarë, 4 smartphone, 1 aparat, 1 post online dhe 1 lumë komentesh të cilat për 3 ditë e bënë postimin super viral. Eh, interneti!

Pastaj eksperimenti u zgjerua, preku rrugët e Amerikës dhe ne, njerëzit, u dukëm edhe më anormalë me kokën e varur, dorën e përthyer, duke parë në zbrazëti.