KËTË HALLOWEEN "AMERICAN HORROR STORY" RIKTHEHET MË CREEPY SE KURRË!

Si të futesh në shpirtin e Halloween? Lëre mënjanë kostumin e Joker ose Harley Quinn, hap Netflix, rehatohu dhe shiko American Horror Story: 1984. E kemi një datë: 13, fiks e premtja e zezë. Që tani u drithëruam!

Si gjithmonë, ne marrim vesh çdo gjë, ndaj ja ku i keni ca informacione nga sezoni i 9 (rrethi i 9 i ferrit sipas Dante Aligherit, sepse Murphy-t janë të lexuar) do të bazohet në historitë urbane të viteve ’80, pse jo edhe filmat që kanë gozhduar brezin e 3 dekadave më parë. Nëse po ju vjen emri i Freddy-t të Elm Street, po, është në serial.

Serial killers që vrapojnë dhe sende që fluturojnë nga nuk e pret, skena tmerri dhe personazhe të paparashikueshëm përbëjnë 1984-ën dhe do ta bëjnë tetorin muajin e horrorit.

Nëse keni guxim, festojeni Halloween-in siç duhet! Nëse guximi nuk ju mungon, por nuk keni MB, Electronic Beats ju dhuron 20 GB për të parë American Horror Story në Netflix dhe për të dëgjuar muzikë që ju vë në gjumë në Youtube. (Gjithmonë nëse do të mund të flini gjumë muahahaha). Nëse guximi nuk ju mungon dhe keni aktivizuar Stream On, ejani të "Luajmë Shpiash" në 31 Tetor (më shumë informacion në Facebook & Instagram tek Electronic Beats).