YORGOS LANTHIMOS, REGJISORI QË DUHET TA NJOHIN TË GJITHË!

E keni parë “Lobster” ose “The Killing of Sacred Deer”? Po ju themi 2 filmat më të famshëm, por kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë, të cilët mbajnë gjenialitetin e Yorgos Lanthimos, nuk duhen parë. Në fakt, nëse shikoni Directed by Yorgos Lanthimos, mos e lini pa e parë!

Mund të themi pa frikë se regjisori grek është gjeni! Po, realisht gjeni dhe dijeni se ne nuk e themi për këdo, por Lanthimos e meriton.

 

Filmat e tij janë të mbushur me ndjesi aq të ngatërruara, sa edhe mesazhet e një indiani që flet anglisht janë të qarta. Suspancë, histori që ndodhin jashtë planit por zënë kaq shumë vend brenda planit, situata absurde dhe rezultati është një super film, i cili gjithmonë e rrëmben ndonjë çmim prestigjoz.

Të mendosh që Leo DiCaprio ka pritur një gjysmë shekulli për ndonjë vlerësim!

Gjithsesi, të gjithë e dimë se Electronic Beats ka një zemër të madhe, ndaj përpos ofertës Stream On me 20 GB të cilat janë bileta jote e Netflix, po ju sjellim edhe disa tituj filmash që nuk duhet t’i lini pa i parë.

  • “My Best Friend”
  • “Kinetta”
  • “Dogtooth”
  • “Alps”
  • “The Favourite”.