HIMN VEROR PËR 2019-ËN NGA ELDERBROOK

Si produksioni i parë për 2019-ën, “How do you” nga Elderbrook premton një hit verë. Kënga është prekur gjithashtu nga duart e Diplos dhe qëndron përkatësisht në kategorinë “pëlqim me dëgjim të parë”.

Vokalet e Elderbrook sjellin një energji infektuese positive, të cilat në kombinim me bass-in electropop dhe ritmet e perkusioneve, bëjnë që track-u në fjalë të luhet pafundësisht si në radio edhe në clube.

Artisti hyri fuqishëm në skenën e muzikës elektronike me hitin “Cola” në bashkëpunim me Camelphat, track që ende dëgjohet pavarësisht se kanë kaluar 2 vjet që kur është publikuar.