MUZIKA ELEKTORNIKE ËSHTË ZHANRI I TRETË MË I DËGJUAR NË BOTË

Nga përfundimi i një studimi të kryer nga IMS Business Report, rezultoi se muzika elektronike është zhanri i tretë më i dëgjuar. Një e treta e personave të pyetur u përgjigjën se zakonisht dëgjojnë elektronikë: Dance, House etj, duke e vendosur zhanrin mbi rryma të tjera si hip hop-i, rap-i apo R’n’B.
Pop-i dhe Rock-u ishin nga më të dëgjuarat sipas sondazhit të realizuar me grup moshat nga 16 deri në 64 vjeç në 18 vende të ndryshme të botës.
Një pjesë tjetër e raportit rezultoi në faktin se vetëm 19% e performuesve në 20 nga festivalet më të mëdha, ku luhen një gamë e gjëra rrymash, janë femra.

Techno luhet në 40% të club-eve të Berlinit, ku klientët shpenzojnë të paktën 200€ në ditë, zhanër i cili sipas studimit është më i shituri në Beatport.