CAMEO NGA MUZIKANTË TË FAMSHËM NË GAME OF THRONES

Me cameo do të kuptojmë çdo rol të shkurtër që personazhe të njohur luajnë në një pjesë filmike.
Game of Thrones e ktheu në traditë përdorjen e personazheve të njohur të Hollywood-it dhe sportistëve të ndryshëm, por edhe muzikantët patën hapësirën e vetë.

Pop stari Ed Sheeran, qartësisht u shfaq në premierën e sezonit të 7-të, por ka dhe disa cameo të tjera që mund t’i kenë shpëtuar syrit mesatar.
Më poshtë do të gjeni të listuar disa shfaqje nga banda/muzikantë në episode të ndryshme të serialit.

 

Ed Sheeran

Karakteri i luajtur nga Sheeran prezantohet në momentin kur ai është duke u kënduar disa ushtarëve Lannister. Dhe jo një këngë të zakonshme, por një baladë të shkruar nga George R.R. Martin të titulluar “A song of ice and fire”.

Në libër, një këngëtar që quhet Symon Silver Tongue tentoi t’i bënte shantazh Tyron Lannister duke shkruar një baladë për për mardhënien e tij të fshehtë me Shae.

 

Mastodon

Banda amerikane e muzikës metal ishte perfekte për cameo-n në masakrën epike “Hardhome.” të sezonit të 5-të. Tre pjesëtarët e bandës – Brann Dailor, Bill Kelliher dhe Brent Hinds – luajtën një skenë gjatë së cilës u therën dhe u ri-animuan përsëri në “zombi”.

Djemte e Mastodon u rishfaqën përsëri si “zombi” për finalen e sezonit të shtatë, kësaj radhe si pjesë e ushtrisë që marshon nga Muri drejtë në Westeros.

 

Will Champion nga Coldplay

Bateristi i Coldplay i ra daulleve në episodin “Rains of Castamere” të sezonit të tretë. Roli i tij ishte ai i një muzikanti që kthehet në tradhëtar – banda tek Dasma e Kuqe shkëmbeu instrumentat me armë dhe ndihmoi në vrasjen e anëtarëve të familjes Stark.


Gary Lightbody nga Snow Patrol

Në episodin “Walk of Punishment” të sezonit të tretë, Brienne dhe Jamie po transportoheshin nga një grup jo miqësor i familjes Bolton. Skena hapet me një nga pjesëtarët i cili këndon këngën “The Bear and the Maiden Fair.” Sipas revistës Rolling Stone, personazhi në fjalë luhet nga vokalisti i Snow Patrol, Gary Lightbody.
Kënga merr kuptim në puntatat e mëvonshme kur Brienne detyrohet të luftojë me një ari për kënaqësinë e anëtarëve të familjes Bolton.


Sigur Ros

“The Lion and the Rose” ishte episodi i dytë i sezonit të katërt që mbahet mend për vdekjen e mbretit Joffrey. Por midis kaosit ndodhej grupi nga Islanda, Sigur Ros. Ata performuan një version të zymtë të këngës së Lannister-ve “Rains of Castamere” për mbretin pak para vdekjes së tij.

 

Of Monsters and Men

Në episodin e pestë, “The Door”, të sezonit të gjashtë, banda islandeze e njohur për muzikën pop-folk luajnë muzikë gjatë teatrit, dramë të cilën Arya e sheh.

 

Chris Stapleton

Episodi i tretë i sezonit të tetë “The Long Night”, ishte një luftë epike midis të gjallëve dhe Ushtrisë të së Vdekurve. Ylli i muzikës country, Chris stapleton ndau një foto të vetën me dy burra të tjerë që sipas Rolling Stone, ishin përkatësisht basisti J.T. Cure dhe menaxheri i turneut të artistit.