TANI MUND TË LUANI VIDEO LOJËN ‘STRANGER THINGS’

Loja prej 8-bit është mënyra më perfekte për ta mirëpritur siç duhet Sezonin 2.

Si fillim, shijuat seritë në televizion dhe më pas u pushtuat tërësisht nga magjia e vijës zanore tërësisht John Carpenter-eske. Së fundmi do të mund të keni kontroll mbi Stranger Things nëpërmjet video lojës së krijuar.

Kjo lojë prej 8-bit i përshtatet “nostalgjisë të serive të viteve 80’”. Do t’ju ndihmojë padyshim të kaloni kohën teksa numëroni ditët deri në fillimin e Sezonit 2 në 27 Tetor. Loja mund të shkarkohet falas në sistemet iOS dhe Android. Hidhini një sy lojës në videon ilustruese më poshtë dhe gjithashtu trailer-it të rikthimit të Stranger Things.