7 EVENTE QË E BËJNË VJESHTËN STINËN TONË TË PREFERUAR PËR FESTIVALET E MUZIKËS

Është sezoni për festivale eksperimentale. Harta jonë e muzikës për vjeshtë do t’ju ndihmojë të bëni planin e udhëtimeve të sezonit.

Pavarësisht se jemi gjithmonë të mërzitur për mbylljen e sezonit të festave në ambiente të hapura dhe fundjavat e çmendura, atmosfera e vjeshtës sjell kujtime të një lloji tjetër.

Krahasuar me kalendarin veror, vjeshta përmban një porcion tjetër të projekteve eksperimentale dhe nuk janë pak si pasojë e eventeve të përmbledhura nën rrjetin International Cities Of Advanced Sound (ICAS) që pozicionohen mes Shtatorit dhe Janarit, duke përfshirë javën e përvitshme UnsoundKraków.

Kështu që me shumë mundësi do të njihni disa prej emrave që shfaqen vazhdimisht në festivalet e vjeshtës dhe që janë kryesisht falë platformës SHAPE platform, një inkubator që ndihmon artistët underground të përfitojnë nga rrjeti ICAS. Sigurisht, disa evente të mëdha nuk përqendrohen në tinguj dhe art avantgard.

Një nga me të mëdhenjtë të sezonit është Amsterdam Dance Event, i cili mbulon virtualisht spektrin e muzikës elektronike. Gjithashtu ka edhe një sërë eventesh më të vogla që mund të keni humbur, kështu që kemi përmbledhur për ju një hartë interaktive të festivaleve që rekomandojmë.


27 Shtator-13 Tetor: Avant Art në Wrocław, Poland
5-28 Tetor: RIAM në Marseille, France
8-15 Tetor: Unsound në Kraków, Poland
10-15 Tetor: Maintenant në Rennes, France
18-22 Tetor: Amsterdam Dance Event në Amsterdam, Netherlands
26-28 Tetor: Insomnia në Tromsø, Norway
1-7 Nëntor: Club To Club në Torino, Italy