SI E NDRYSHOI TURI I DEPECHE MODE REALITETIN TELEVIZIV PËRGJITHMONË

101 i Depeche Mode nuk është thjesht një album i mrekullueshëm: është një dokumentar që ndryshoi mënyrën se si njerëzit e panë televizionin.

Kur i hidhni një sy listës së arritjeve të Depeche Mode, përdorimi pioner i elektronikeve, të bërit të muzikës, moda që ndjekin dhe ndikimi në realitetin televiziv, nuk janë të parat që ju vijnë në mendje. Vetëm nëse kthehemi pas në vitin 1989 kur banda po finalizonte turin në Shtetet e Bashkuara “Music For The Masses”, banda bëri pikërisht këtë.

E drejtuar nga D. A. Pennebaker, i cili më parë ka punuar mbi filma me në qendër David Bowie dhe Bob Dylan, 101 fokusohet në rëndësinë e shfaqjeve live të Depeche Mode. Filmi dhuron kënaqësi duke kapur momente me adoleshentë të pasionuar pas Depeche Mode dhe të cilët mund të ishin pjesë e turit nëpërmjet konkursit “be-in-a-Depeche-Mode-movie-contest.” Momenti kulminant i filmit është performanca finale në Rose Bowl të Pasadena, California, ku rëndësia kulturore e Depeche Mode reflektohet në entuziazmin e pastër të adoleshentëve që janë bërë pjesë e energjisë së bandës.

Gazetarja Jill Krajewski i është rikthyer këtij momenti të madh në historinë e muzikës duke ekzaminuar dokumentarin “on-the-road” dhe se si banda bashkëvepronte me ndjekësit. Teksa shkruan shprehet, “101 jo vetëm që e zhvendosi vëmendjen nga banda drejt fansave, por edhe u kthye në shfaqjen e parë televizive, duke u përqendruar në krijimin e miqësive mes të rinjve në një autobus e deri në shpërthimin e performancave në stadium të Depeche Mode.” Për të mësuar më shumë mbi shkrimin e saj tërheqës, shkoni në këtë link. Dhe nëse nuk e keni parë ende filmin që ndryshoi gjithçka, anulloni çdo plan të ditës dhe shikojeni dokumentarin të plotë më poshtë.


Lexoni më shumë: Watch Depeche Mode’s new 360° video for “Going Backwards”