Nokia 3310: Rikthimi i bujshëm i legjendës

Në këto kohë të arta të smartphone dhe aplikacioneve, mund të mendoni që telefona të tillë mund të kenë shumë disavantazhe, si pasojë e shumë tipareve mbi të cilat mund të mbështeteshin.

Sot e gjejmë veten të lidhur ngushtë pas aplikacioneve sociale dhe atyre të komunikimit si Facebook dhe WhatsApp dhe çështja kryesore është nëse Nokia 3310 (2017) mund të renditet mes smatphone-ve të tjerë.

Nëse keni ruajtur kujtimet e këndshme të Nokias së vjetër, mund të jeni duke i ndjerë emocionet tashmë. A është Nokia 3310 një bekim i së shkuarës që po rikthehet? Ne ju shpjegojmë!

Nokia 3310: Dizajni dhe Cilësia

Gjëja e parë dhe më e dukshme që vëreni është që telefonat kanë ngjyra shumë të bukura dhe janë shumë tërheqës, veçanërisht nuancat e kuqe dhe e verdhë. Edhe ju dukeni më interesantë me një të tillë. Krahasuar me telefonat e tjerë sot është shumë më i vogël dhe i lehtë me një peshë prej 80 gramësh. 3310 është gjithashtu edhe shumë i hollë.

Nokia nuk po përpiqet shumë për të rikrijuar të shkuarën, duke qenë se butonat duken dhe ndihen ndryshe dhe ka butona modernë navigues. Nga mbrapa ka një kamera LED pak sipër logos Nokia.

Qendrueshmëria, është tipari që na bëri të qendronim gjatë me telefonin Nokia 3310. Versioni më i ri duket në fakt gjithashtu i qendrueshëm.

Nokia 3310: Specifikimet dhe Tiparet

Në menu gjenden ikona për aplikacione si Foto, Music Player, Opera Mobile Store, Kalendar, Moti, Makinee Llogariteese, FM Radio, Voice Recorder dhe një version i ri të lojës Snake. Këto janë opsionet me të cilat mund ta gjeni veten shumë mirë qoftë edhe në krahasim me smartphone që janë në qarkullim tani.

Por një nga tiparet më të jashtëzakonshëm të Nokia 3310 është loja e famshme Snake. Nostalgjia për Snake do të shpërblehet më në fund! Këtë herë kjo lojë vjen me ngjyra.

Nokia 3310 shoqërohet me dual Micro-SIM dhe suport prej 32GB për kartat microSD. Ka 16MB memorie të brendshme.

Nokia 3310: Performanca, Kamera dhe Jetëgjatësia e Baterisë

Sistemi i shfrytëzimit Series 30+ i krijuar nga MediaTek, është shumë i denjë për këtë version legjendar të Nokias. Nëpërmjet naviguesit Opera Mini, mund të lundroni në Facebook, Twitter, Google, të kontrolloni postën, apo çdo faqe që dëshironi.

Fotot me Nokia 3310 janë prej 2-megapixel. Mund të bëhen edhe video apo rregjistrime të një cilësie relativisht të mirë.

Bateria prej 1200mAh e Nokia 3310 premton kohë bisede të vazhduar prej 22 orësh dhe nëse qëndron në gjendje standby bateria mban deri në një muaj. Është provuar që nëse luan shumë, kryen telefonata dhe dëgjon muzikë për 2-3 orë në ditë për katër ditë bateria qëndron pak mbi 50%.

Nokia i ri 3310 ju siguron 3 cilësi të padiskutueshme. Pamjen, baterinë që zgjat e zgjat pafund dhe lojën e famshme Snake. Zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe shijoni identitetin tuaj të ri.