50 HIJET E IPHONE X: DATA E LANÇIMIT, ÇMIMI, TIPARET DHE TË VEÇANTAT

Nuk mund të ketë kaluar pa u vënë re që iPhone X, një kombinim interesant i iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, është drejt lançimit. Por mbetet të diskutojmë mbi detajet e kësaj risie kaq të përfolur.

Apple ka zbuluar daljen e tij më të fundit në treg dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Ne do të përmbledhim informacionet e nevojshme që të kuptoni nëse jeni gati për një lidhje afatgjatë me iPhone X.

Nëse po e pyesni veten pse quhet iPhone X, na lejoni t’jua shpjegojmë. iPhone X në fakt shqiptohet iPhone 10 pasi X simbolizon numrin 10 sipas sistemit romak. Quhet pikërisht kështu sepse në vitin 2017 bëhen plot 10 vite nga lançimi i iPhone të parë në treg. Ky lançim do të jetë manifestimi i një përvjetori shumë të rëndësishëm.

Data e lançimit dhe çmimi i iPhone X

Pra, kur do të lançohet iPhoneX? Do të mundeni të keni një iPhone X duke filluar nga data 24 Nëntor, por në Telekom mund të rezervoni tuajin duke filluar nga sot.

Në lidhje me dizajnin e iPhone X

Detajet janë bërë publike ende pa u caktuar data e lançimit por efekti i surprizës nuk është zbehur aspak.

Është projektuar për të qenë i mbrojtur nga uji dhe pluhuri siç ishin edhe iPhone 7 dhe 7 Plus. Ekrani OLED duket sikur nuk ka fund duke dhënë përshtypjen e vazhdimësisë. Emërtimi Retina e justifikon më së miri funksionin e këtij ekrani prej 5.8 inç në prerje diagonale.

Nuk ka më buton!!!

Ekrani i madh vjen tanimë pa shoqërinë e një butoni. Për ta zgjuar iPhone X do të duhet të prekni ekranin.

E megjithatë surpriza më e këndshme e iPhone X është opsioni i skanimit të fytyrës. Shqetësimi më i madh është nëse do të punojë siç duhet pasi gjatë prezantimit, Craig Federighi i Apple hasi vështirësi me iPhone që kishte përzgjedhur për demonstrimin. Megjithatë bëjnë me dije që thjesht do të funksionojë.

Shqetësimi i të gjithëve: Kamera!

Apple pretendon që kamera e iPhone X mund të realizojë videot me cilësinë më të mirë të parë ndonjëherë në smartphone deri tani. Apple ka përmirësuar stabilizimin e videove.

Kështu që presim të shohim video dhe foto të jashtëzakonshme me iPhone X dhe Apple bën mirë të na vërtetojë pritshmëritë.

Bateria dhe karikimi i iPhone X

Nëse të gjitha risitë teknologjike të iPhone X ju bëjnë të dyshoni në lidhje me rezistencën e baterisë, pretendimet janë që bateria të mbajë rreth dy orë më shumë se iPhone 7 por mbetet të testohet kur të keni tuajin.

iPhone X mund të karikohet wireless dhe Apple do të lançojë në vitin 2018 teknologjinë AirPower sipas të cilës gjithçka do të lidhet wireless.

iPhone X operon me sistemin e shfrytëzimit iOS 11, sisitem që do të jetë gati për versionet e tjera të iPhone në datën 19 Shtator.