GJYSMËN TJETËR TËNDËN TASHMË MUND TA GJESH ME KËTË FAQE TEKNO

Vetmia nuk është më diçka që të përket ty.

Pavarësisht asaj që mund të kesh dëgjuar, nuk është aspak e lehtë të njohësh gjysmën tjetër tënden tekno në klubet e natës. Përkundrazi, mund të të qëllojë të njohësh ndonjë person të frikshëm që nuk të tërheq aspak. Pra, çfarë i duhet një fansi të teknos të bëjë që të mund të gjejë një person me të njejtat shije? Një faqe më e re britanike, “technodating.uk” ka për qëllim të krijojë hapësirën e duhur të njohjes për fansat e teknos. Mund ta shihni si “Farmers Only”, por për njerëz që pëlqejnë të festojnë nën tinguj elektrizues për ditë e netë të tëra.

E dimë që mund të jeni duke menduar, “Por, a nuk mund ta bëj të njejtën gjë me profilin tim në Tinder por të pajisur me tipare dhe emojis të përshtatshme për të dhënë idenë e duhur mbi preferencat e mia?” Në fakt, mund të keni të drejtë.

Duke patur këtë parasysh, nuk është kurrë një ide e keqe të hidhni një sy për alternativa në mekanizma të ndryshëm. Kështu që provojeni një herë, ndoshta do të mund të njihni shpirtin tuaj binjak tekno. Shërbimi mund të gjendet falas këtu.