Solomun dhe Boiler Room: Historia e muzikës europiane House

Solomun ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e muzikës House europiane me produksione, riprodhime dhe miksime duke marrë elementët më të rëndësishëm të muzikës House dhe duke i rimodeluar me një qasje më moderne.

Një DJ underground i respektuar me një eksperiencë tashmë shumë vjeçare, i cili pati një rritje stratosferike në vitin 2012. Po të njejtin vit Revista Mixmag e përzgjodhi si “DJ i Vitit”.

Historia e tij e suksesit në Ibiza filloi në vitin 2013, kur inauguroi rezidencën e famshme “Solomun+1” në Pacha, e cila u kthye në atraksionin më të famshëm të eventeve në ishull.

Viti 2015 shenjoi fillesat e konceptimit të rezidencës së dytë: “Solomun+1live,” një atraksion në ambiente të hapura me të ftuar dhe muzikë të luajtur në moment. Solomun preferon të punojë në studio, por pasioni i tij për punën si DJ dhe performimin është i qartë për këdo që e ka parë të luajë kudo në botë. Boiler Room i tij i famshëm i realizuar në fillim të vitit 2015, është video më e klikuar Boiler Room e të gjithë kohërave, me mbi 18 milion klikime. Ai nuk i druhet shoqërimit të audiencës së tij drejt një rrugëtimi.

Në lidhje me stilin e tij, ku energjia, thellësia dhe emocionet shkojnë përkrahë në një mënyrë shumë melodike, Solomun një herë u shpreh: “Njerëzit përjetojnë emocione. Kështu që pse të mos i përjetojnë në pistën e kërcimit?”

Teksa drejton dy shtëpi diskografike, (Diynamic, 2DIY4) dhe rezidencat Ibiza (Solomun+1 në Pacha, Solomun+LIVE në Ushuaia) apo Programin Diynamic në Radio, i cili shfaqet në pothuajse 30 shtete, gjithçka e lidh me pasionin e tij për muzikën. Ai bën kaq shumë në të njejtën mënyrë siç manaxhon varietetin e influencave në muzikën e tij, me një prekje rafinimi, një lëvizje të ndjerë kërcimi dhe përkushtim të vërtetë e të sinqertë ndaj “Doing It Yourself”.

Diynamic është një shtëpi underground e muzikës elektronike me bazë në Hamburg, Gjermani. DJ, tre herë fitues i DJ Awards winner si producenti më i mirë dhe DJ më i mirë për Deep House, Mladen Solomun është një nga themeluesit sëbashku me Adriano Trolio.

Në datën 8 Shtator, Solomun ka rezervuar supriza pikërisht në Tiranë.