5 FILMA QË PORTRETIZOJNË MË SË MIRI DILEMAT E MILLENNIALS

Millennialët janë brezi i rritur në praninë e teknologjisë dhe janë vëmendja e çdo fushate marketingu. Si gjenerata më dinamike, Millennialët priren të jenë tolerues ndaj diversitetit. Të rritur nën mantrën “ndiqni ëndrrat” dhe të bindur që janë të veçantë, tentojnë të kenë vetëbesim. Por, me të tilla pritshmëri dhe besime vijnë edhe përgjegjësitë dhe në këtë pikë përballen me shumë dilema të cilat përcaktojnë rrjedhën e përpjekjeve të tyre drejt zbulimit të vetes.

Në vijim gjeni 5 filma të cilët duhen parë të paktën një herë për të kuptuar që kçto dilema na përkasin të gjithëve të kësaj grupmoshe.

 

Blue is The Warmest Color

E udhëhequr nga një mosmarrëveshje e brendshme, çështja më kulmore e filmit mund të vijë e vonuar, në mos përmbysëse e situatës.

Jo vetëm që “Blu is the warmest color” ia del efektivisht të na bëjë pjesë të perspektivës së protagonistëve por gjithashtu shërben si eksplorues i mahnitshëm i ndryshimit të normave seksuale të gjeneratës së millennials, të cilët kanë treguar një qasje ndaj identiteve seksuale dhe gjinore më të hapur se sa brezat paraardhës.

 

500 Days of Summer

Nëse nuk mund të kesh përkrah njeriun perfekt, çfarë do të thotë kjo për dashurinë e vërtetë?

500 Days of Summer ka një përgjigjje të drejtë për këtë pyetje dhe për më tepër ajo nuk është e plotë duke lënë vend për perceptime individuale.

Narrativa seksiste dhe klisheja që femrat janë më të prirura të kenë qajse me liberale në lidhje me dashurinë moderne është edhe dilema millenniale.

 

The Big Lebowski

Zbulimi më i interesant millennial është filmi The Big Lebowksi, një ndër filmat më të vlerësuar të vëllezërve Coen. Në qendër të narrativës qendron personazhi “Dude” (ky është prezantimi i parë i publikut me konceptin dude) i cili përfaqëson arketipin e njeriut të edukuar, aspak materialist, apatik dhe që kërkon të bëjë ndryshimet e mëdha por pa u përpjekur mjaftueshëm.

Ndërkohë personazhi është edhe identifikuesi më i mirë i situatës millenniale, me të rinjtë me shumë pritshmëri dhe dëshira por në një luftë të vazhdueshme me njohjen e vetes.

 

Frances Ha

Rrethanat e Frances shpesh duket se bien ndesh me sensin e saj të së drejtës, i cili padyshim është ushqyer nga prindërit tradicionalë dhe shkollat progresive. E fryrë nga ideja që veçantia e saj e bën imune ndaj dështimit, përballja me botën e vërtetë e bën të dhimbshëm të qendruarit njesoj.

Në këtë film manifestohet dinamika e madhe me të cilën shoqërohet proçesi i rritjes, përballjes me përgjegjësitë e vërteta dhe njohjes së vetes në një realitet konkurues si ai i millennialëve.

 

Her

Në pamje të parë një shaka konceptuale dhe një romancë e sinqertë, “Her” është një histori e këndshme dashurie mes një burri, i cili ngjan më shumë si makineri në krahasim me sistemin e operimit me të cilën dashurohet.

Në “Her” çdo gjë është e njohur dhe e panjohur, si çdo program që Teodori përdor për të punuar dhe për t’u argëtuar, një qasje kjo e ngjashme me stereotiopet e kohëve tona.

Çështja qendrore nuk është nëse teknologjia mund të flasë, por nëse njerëzit munden ende të ndjejnë!