Era Istrefi pjesë edhe e kinemasë botërore

Filmi i sapodalë nëpër kinema, me protagoniste kryesore Scarlett Johansson, Zow Kravitz, Kate McKinnon, Jillian Bell dhe Ilana Glazer, është një komedi e zezë, ku katër shoqe shkolle takohen pas dhjetë vjetësh për një festë beqarie në Miami. Filmi shoqërohet nga dhjetëra këngë, mes tyre spikat dhe “Bon Bon” e Era Istrefit, që shoqëron skenat e çuditshme të aventurës së katër shoqeve. Këngëtarja nga Kosova pati tepër sukses me këtë këngë, duke i hapur dyer koncertesh, ftesa në radio dhe tani drejt e në Hollywood. Në videon e mëposhtme janë shënuar edhe këngët e përdorura gjatë filmit dhe e trembëdhjeta është “Bon Boni” i Erës.