We are One ॐ” – Më shumë se një festival muzike

Nga suksesi i festivalit të fundit ‘Psychedelic Lovers' , komuniteti ‘Venus Visionary’ organizon një tjetër festë të rrymës Psychedelic Trance akoma më afër Tiranës. Adhuruesit e kësaj muzike janë shtuar shumë në numër po ashtu dhe vullnetarët që kanë punuar fort prej muajsh për realizimin sa më perfekt të kësaj feste që prezanton një kulturë të tërë, origjina e së cilës nis nga Hippie-t e parë që u vendosën në Goa, Indi.
We are One ॐ na fton të gjithëve për tu bërë pjesë e kësaj ‘mbledhje’ për të shkëmbyer përvojat tona së bashku në natyrë të hapur, shtëpia e familjes të madhe rrethuar nga dekore shumë ngjyrëshe punuar me dorë.
Ndryshe nga organizimet e tjera We are One ॐ do të zgjasë dy ditë duke filluar nga sot 11 maj, në orën 17:00 dhe mbaron në mëngjesin e së shtunës. Gjatë ditës do zhvillohen orët e meditimit në kendin e caktuar nën tingujt e muzikes chillout.

Mos harroni të merrni çadrat e kampingut me vete!
Kliko këtu për më shumë info.


Lista e DJ-ve :

ASTREVETA (KS) PsyKs Rec

YOUNION (KS) Lotusfeet Rec

PIPI (AL) Dreamgarden APC

PSY COLOR (AL) Venus Visionary

GENC (AL)

GENT (KS) Vargmal Rec 

AFRODIZZY (KS) Lotusfeet Rec

SIMETRIK (KS) Lotusfeet Rec

JUMANJI (AL) Visionary Shamanics Rec

ANEED (AL)

KEVIN 94 (AL) Venus Visionary

✦ RENGO (AL)