5 GJERA QË DUHET T’I DINI PËR DYSHEN ZVICERANE TECHNO ADRIATIQUE

Nëse ke kaluar kohë nëpër clube techno vitin që sapo lamë pas, ka shumë gjasa ta kesh dëgjuar “Ray”. Ky single, i lançuar në Afterlife nga dyshja e produksionit Zvicerane Adriatique, është një himn hipnotik i cili duket se u krijua me qëllimin të jetë ndonjë lloj mbyllje seti i fuqishëm. Shumë artistë stërmundohen gjithë karrierën e tyre të realizojnë diçka të tillë, por Adrian Shala dhe Adrian Schweizer kanë një karrierë të tërë me te tilla realizime. (Dhe nëse ke qenë i vëmendshëm, ti me siguri duhet t’i dish edhe publikimet e tyre tek marka e Solomunit Diynamic.)

 

Dhe pikërisht për këtë arsye ne ju paraqesim me krenari performancën e tyre tek Telekom Electronic Beats Clubnight tek Gewolbe në Këln. Këtu po ju paraqesim pesë gjëra që duhet t’i dini rreth tyre.

 

Hiti që i dha një shtysë karrierës së tyre

Adriatique u vunë nën dritat e prozhektorëve për punën e tyre në studio pas lançimit të single-it në OFF Recordings të Berlinit. Feeling Good EP, e krijuar në bashkëpunim me artistin Gjerman Thyladomid (a.k.a. Charles Thiemann). Ky single mori lavdërime të shumta nga pistat e kërcimit techno, dhe shumë shpejt u bë pjesë e repertorëve të festivaleve verore, sidomos në rrjetin e clubeve të Ibizas.

 

Por EP dhe titulli i krijuar në mënyrë të shkathët shërbejnë gjithashtu si mbështetje për historinë muzikore të Adriatique. Pas më shumë se një dekade, është e qartë se firma muzikore e dyshes, e krijuar me hite të tilla si “Feeling Good”, ka qëndruar me ta në trajektoren e tyre të pandalueshme.

 

Solomun është fans

Suporti që morën nga Solomun dhe firma e tij Diynamic ishte mbase momenti më i rëndësishëm në karrierën e Schweizerit dhe Shalas. Si platformë, padyshim që është efektive. Tashmë me dëgjues nga e gjithë bota, dyshja ishte në gjëndje të shpalostë jo vetëm setin e tyre të DJ ne festivale si BPM Mexico, Amsterdam Dance Event and Sonar, por gjithashtu edhe gamën e gjerë në studio. Padyshim që më pak zhurmuese se publikimet e tyre të hershme të muzikës house, “Deep In The Three” është një lancim dallues Diynamic. Shëmbujt e vokalit të zjarrtë – nga “Honey Honey” i Fesit – pasqyrojnë atmosferën në të cilën ajo luhet. Mund ta ndjesh nxehtësinë kur ky track shpërthen nga fonia e një clubi të mirëfilltë.

 

Ata e filluan shtëpinë e tyre muzikore për te hedhur dritë mbi artistë të tjerë.

https://soundcloud.com/siameserecords/sets/siamese009-shiffer-soul-masks

Sxhweizer dhe Shala e kanë rafinuar gjithmonë e më shumë identitetin e tyre muzikor. Gjatë këtij procesi, atë e gjykuan të arsyeshme t’u ofronin artistëve të tjerë mundësitë që u ishin dhënë atyre nga shtëpi të tjera. Kështu ata ngritën të tyren. E quajtur me vend Siamese, firma është një reflektim i natyrës së pandashme të dyshes. Adriatique e filluan me Patterns Of Eternity EP, e cila përmbante titullin epik të hitit 11 minutësh.

 

Ata lançuan së fundmi LP e tyre, Nude

Albumi debutues i një artisti është shpesh fillimi kreativ i identitetit të tij muzikor, por jo në muzikën dance. Për artistë të cilët fitojnë eksperiencë me pistën e kërcimit ose pas DJ booth, mundësia për të krijuar një album është shpesh privilegj i shumë pak vetave. Por për Schweizer dhe Shala, është diçka për të cilën ata kanë vite që punojnë si nga ana mendore edhe në kuptimin e plotë të fjalës. “Nude” është kulmi i një dekade të tërë pune të palodhur dhe një mori stilesh dhe influencash.

 

Adrian dhe Adrian

Adrian Schweizer dhe Adrian Shala janë shokë të ngushtë. Pas njohjes së tyre në 2008, ata kanë mbetur si këshilltari më i mirë artistik dhe emocional i njëri-tjetrit. Ata jetojnë në një apartament dhe studio praktike të përbashkët pranë qytetit më të madh të Zvicrës. Dhe kjo nuk ka ndryshuar qëkur u takun para më shumë se një dekade.

 

Si shumë artistë të tjerë, prejardhja e tyre muzikore nuk të jepte përshtypjen se ata do bëheshin yje të muzikës elektronike. Por njohja me njëri-tjetrin i shtyu ata tek studio. Që nga ajo kohë, ata kanë prodhuar me dhjetëra track-e, ripunime dhe miksime DJ për shtëpi muzikore dhe clube në të gjithë rruzullin.