5 LOJËRAT MË TË MIRA PËR SMARTPHONE TË VITIT 2018

Florence

 

Kjo loja është shumë e thjeshtë. Do t’ju duhet një orë për ta mbaruar atë. Duket e çuditshme por më shumë sesa vetë loja, është historia ajo që ka më shumë rëndësi. Bëhet fjalë për një çift mesatar, detyra juaj është të plotësoni puzzle që formojnë fjalët e çiftit. Sa më shumë të avanconi në lojë aq më shumë do të thjeshtësohet. Këtu do të shihni të gjitha të bukurat dhe të këqiat e një marrdhënjeje. Pasi të keni plotësuar gjithë lojën do të ngeleni me një histori që do t’ju ngroh zemrën.

 

Donut County

 

Loja është shumë e thjeshtë dhe mund të luhet në pauza të shpejta, perfektë kur jeni duke pritur për diçka. Jeni në kontroll të një vrime që thith çdo gjë dhe do të keni detyra të ndryshme, si p.sh. të pastroni një plazh. Imazhet janë shumë ngjyrëshe dhe herë pas here ju dalin komente humoristike që do ju bëjnë të qeshni.

 

Reigns: Game of Thrones

 

E vetmja gjë që e lidh këtë lojë me Game of Thrones janë emrat e personazheve. Ju jeni një mbret ose një mbretëreshe dhe do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje. Zgjedhjet mund t’i përmirësojnë ose përkeqsojnë njgrjet. Detyra e juaj është që të bëni zgjedhjen e duhur. Shumë zgjedhje të gabuar çojnë drejt vdekjes tuaj.

 

Pocket City

 

Në këtë lojë do t’ju duhet që të ndërtoni një qytet. Arsyeja pse është në këtë list është sepse zhvilluesit nuk e kanë ngarkuar shumë lojën dhe ka të gjitha elementet bazë të duhura për tu argëtuar dhe për të pasur çdo gjë nën kontroll. I vetmi problem i kësaj loje është se pasi të jeni zhvilluar në nivel, do ta keni shumë të vështirë të mos luani. Të paktën bashkë me lojën do të zhvilloni vetëkontrollin tuaj.

 

Part Time UFO

 

Në këtë lojë jeni një alien i lezetshëm që ndihmon njerëzit me detyra të ndryshme. Është një lojë tipike vinçi ku do t’ju duhet të poziciononi objekte në vëndin e duhur. Mund të duket si gjë e thjeshtë por kur ke një kohë të limituar, nuk është aq e thjeshtë sa tingullon. Misionet janë nga më të ndryshmet, nga rivendosja e kutive që kanë rënë në një kamion, deri te pozicionimi i duhur i një grupi cheerleaders për të arritur pozicionin fitues.