IDRIS ELBA DO TË LUAJ ROLIN E NJË DJ

Netflix ka treguar se aktori britanik Idris Elba do të jetë aktori kryesor në komedinë Turn Up Charlie, ku ai do të luaj rolin e një DJ në vështirësi.

Për të gjithë ju që nuk e dini Elba është DJ dhe në jetën e tij të vërtetë. Ai ka kohë që është pjesë i skenës Garage në Britaninë e Madhe dhe kohët e fundit karriera e tij si DJ ka filluar të eci shumë mirë. Pasi u shfaq në The Lab LDN të Mixmag, u rishfaq sërish në Line Up-ine Coachella 2019. Së fundi ka hapur dhe Record label-in e vet 7Wallace Music.

Tani aftësitë e tij si Dj do jenë shumë frutdhënës në rolin e tij si Charlie, një Dj në vështirësi dhe beqar i përjetshëm  ku bëhet “dadoja” e vajzës problematike të shokut të tij të ngushtë të fashmshëm në mënyrë që të rregullojë jetën e tij.

Seriali, i krijuar nga vetë Elba dhe Gary Reich, do të dali në Netflix më 15 Mars.