SI TA MBYLLËSH VITIN MBARË!

Stephan Bodzin ka është një figurë me influencë të lartë në skenën globale të Techno-s gjatë këtyre viteve.

Pasi filloi si kompozitor muzikor për disa teatër prestigjioze Evropian, ai ra në dashuri me tingujt e jetës së natës në club-e dhe filloi të prodhonte muzikën e vetë techno. Ai la përshtypje me një herë dhe filloi të punonte me Marc Romboy, me të cilin prezantoi albumin “Luna”. Frytet e punës së tij janë duke definuar akoma skenën moderne techno.  

 “Pavarësisht muzikës që kam prodhuar dhe të gjithë bashkëpunimeve, kam menaxhuar të lejoj idetë e mia të rrjedhin natyrshëm dhe të zhvillojnë stilin e tyre.” Është shprehur ai kur ka nxjerrë albumin “Liebe Ist...” në vitin 2007. Ja vlen të përmenden dhe prodhime si “Sungman” në vitin 2014 dhe remix-i i “Jo Gurt” i Super Flu që kanë mbajtur majat e klasifikimeve për një kohë të gjatë.

Prodhimet e Stephan Bodzin janë ingranuse dhe hipnotike. Ndjesia e tij melodike është shumë reale dhe të ngelen në mendje. Sigurisht, duke drejtua Label-in e tij Herzblut, ka definuar karrierën e tij që në vitin 2006. Përveçse është shtëpia e tij është edhe vendi ku krijohet muzika më e mirë nga artistë si Dominik Eulberg, Max Copper, Pig&Dan dhe shumë të tjerë.

Nëpër club-e, Stephan Bodzin është një nga ata DJ që tregon një histori dhe live-et e tij janë një eksperiencë e paharrueshme. Në të gjitha kontinentet, nuk ka pasur një festival ose club që nuk e ka vendosur emrin e tij si Headline.

Keni mundësinë të ndiqni eksperiencën e Stephan Bodzin në Shkup më 29 Dhjetor. Ndiqni rrjetet sociale të Telekom Electronic Beats për të pasur mundësinë të fitoni biletat e këtij eventi.