VIDEO LOJËRAT E NJË NIVELI TJETËR

Ahhh teknologjia, sa gjë e bukur. Shumë njerëz e shajnë, thonë se nuk është një gjë e mirë për shoqërinë. Pak e çuditshme të mendosh që këtë gjë e thonë nga Smartphone i tyre. Por nuk do të flasim për ata. Më lini t’ju prezantojë një start-up nga Singapori që ka ditur si të sjelli diçka që ne, fëmijët e viteve 90, e kemi ëndërruar. Po flasim për lojëra, video lojëra. Besoj se të gjithë jeni të njohur me VR, virtual reality (nëse jo ju këshilloj të vizitoni Telekom Community Store për të kuptuar për çfarë po flas), kjo kompani që quhet Hado ofron AR, Augumented Reality, që është një shtesë virtuale mbi pamje reale. E keni parasysh Pokemon Go? Pak a shumë e njëjta gjë. Për të gjithë ne që jemi fansa të Dragon Ball, tani mund të ndihemi vërtetë si Goku. Avash-avash po ikën koha e video lojërave ku duhet të rrish ulur dhe të shohësh një ekran, tani video lojërat të bëjnë të lëvizësh dhe të jesh sa më aktiv. Nuk kam fjalë për t’ju shpjeguar këtë gjë kështu që mund të ndiqni videot më poshtë: