BOHEMIAN RHAPSODY ËSHTË FILMI QË KEMI PRITUR PREJ KOHËSH

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e filmit biografik të legjendës së Rock-ut Freddie Mercury. Aktori që e portretizon quhet Rami Malek dhe me siguri e keni parë në filma si Mr. Robot ose Twilight. Në intervista të ndryshme ai ka thënë se ishte një nder të portretizoj këtë figurë legjendare dhe nuk nguron të thotë se shumë fansa të Freddie e cilësojnë atë si një perëndi të muzikës Rock. Ai është shprehur se pjesëtarët e mbetur gjallë të grupin legjendar Queen kanë qenë një pjesë shumë aktive në produksionin e filmit.

Filmi është një pasqyrë e jetës personale të Freddie dhe të gjitha peripecitë që ka kaluar. Premiera botërore është më datë 2 Nëntor dhe mezi presim ta shohim. Thashethemet thonë se Malek, me këtë rol, i ka prerë vetes një biletë në nominimet për çmimet Oscar. Na ngelet vetëm të presim edhe pak ditë që më në fund ta shohim këtë film.

Ndiqni Trailer-in më poshtë: