GESAFFELSTEIN NGACMON PËR RIKTHIMIN E TIJ

Lartmadhëria e Techno-s Franceze Gesaffelstein ka ngacmuar për rikthimin e tij në skenë pasi dy Billboard-e që shkruajnë emrin e tij që kanë dalë nga hiçi në New York dhe Paris.

Gesaffelstein ka lënë një boshllëk të madh që nga performanca e tij e fundit në Coachella në vitin 2015. Rrallë herë e ka thyer heshtjen që atëherë dhe e vetmja muzikë që kemi dëgjuar nga artisti këto tre vite kanë qenë disa kreditime në produksione të vogla për artistë të ndryshëm.

Detaje të tjera që i përkasin domethënies të Billboard-eve nuk janë zbuluar akoma.

Shihni fotot e tyre më poshtë.