SWEDISH HOUSE MAFIA RIBASHKOHEN... SËRISH

Ndahen dhe bashkohen gjithë kohës këta të tre. Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso janë tre Dj përbërës të këtij grupi. Gjatë viteve ata janë ndarë dhe janë bashkua. Nuk mund të numërohen herët që ata kanë bërë “One Last Tour” saqë më mirë t’jua ndryshojnë emrin dhe ta quajnë “One Last Tour, for now”.

Në fakt kishte 6 vite që nuk dëgjonim më lajme për ta, po mesa duket kanë në plan të rikthehen në skenë. Kjo nuk vjen si surprizë pasi sivjet ata bënë një dalje surprizë të pa lajmëruar në Ultra Music Festival në Miami. Para pak ditësh, lajmëruan se do të performojnë në Tele2 Arena në Stokholm, më 4 Maj 2019.

Asnjë datë tjetër nuk është bërë akoma publike por është e sigurt që do të dëgjojmë sërish për ta shumë shpejt.