BURNING MAN 2018

A keni dëgjuar ndonjë herë për Burning Man? Është një festival 1 javorë që zhvillohet një herë në vit në SHBA. Gjithçka nisi në vitin 1986 në Baker Beach në San Francisco, me thuajse 20 pjesëmarrës. Aty u dogj statuja e parë (nga ku ka dal emri Burning Man, çdo vit ngrihet një statujë gjigande prej druri të cilës i vihet flaka ditën e fundit të festivalit). Në datë 26 Gusht nis edicioni i 32-t i këtij festivali. Veçantia e këtij festivali qëndron te organizimi. Zhvillohet në Black Rock City në shkretëtirën e Nevada-s. Nëse do të shkoni në çdo moment tjetër të vitit do të gjeni vetëm shkretëtirë. Black Rock City ndërtohet disa javë para festivalit dhe shkatërrohet pas mbylljes së tij, pa lënë asnjë gjurmë. Ky është një nga 10 parimet themelore të festivalit. Burning Man është një eksperiencë. Këtë gjë mund t’jua sigurojnë 70,000 pjesëmarrësit e vitit të kaluar. Veprat e artit dhe liria e të shprehurit në të gjitha format e njohura nga njeriu, janë epiqendra e kësaj eksperience. Për të kuptuar pak më shumë ju këshillojmë të shihni fotot e mëposhtme.