E KE DËGJUAR BILLIE EILISH?

Billie Eilish është  një  kantautore amerikane e cila brenda dy viteve të  fundit pati një  impakt të  jashtëzakonshëm me muzikën dhe stilin e saj autentik. Hiti saj debutues “Ocean Eyes” u bë  menjëherë  viral dhe deri në  korrik të  këtij viti numëronte mbi 87 milionë  shkarkime në  Spotify. EP-ja e saj debutuese “Don't smile at me” e publikuar gjatë ushtit të  vitit të  shkuar i siguroi Billie Eilish emërimin si artistja e re më  premtuese në  Apple Music.

Eilish i ka dhënë  tërësisht frymë  dhe fytyrë  të  re muzikës pop, dhe për kë të  duhet të  falënderojmë  familjen e saj e cila e ka mbështetur që  ta shpalosë  këtë  pasion që  në  moshë  të  vogël. Bilie ka nisur të  performojë  në  moshën 8 vjeçare në  Korin e Fëmijëve të  Los Angeles, mandej të  shkruajë  këngë  në  moshën 11 vjeçare dhe nënshkroi kontratën e saj të  parë  me Interscope Records kur ishte vetëm 14 vjeç.

Tashmë  16 vjeç, ajo krahasohet shpesh me Lorde për stilin e errët muzikor, tekstet e  fuqishme dhe talentin e  padiskutueshëm në  moshë  kaq të  vogël. Por, pavarësisht krahasimeve, pa dyshim kemi të  bëjmë  me një  artiste shumë  unike në  llojin e saj. Prej publikimit të  albumit debutues “Ocean Eyes”, Eilish ka qenë  pjesë  e kolonës zanore të  serialit “13 Reasons Why”, ka bashkëpunuar me Vince Staples dhe ka marrë  mbi  34 milionë  klikime në  klipin “Bellyache”.

Fansat në  Evropë  do mund ta ndjekin gjatë  tour-it të  saj në  muajin shkurt të  vitit 2019, teksa në  pranverë Billie Eilish do mbajë  një  tjetër tour në  Amerikën e Veriut, tour i cili që  tani i ka të  gjitha biletat e shitura.

Me një  zë  të  ngjashëm me Lana Del Rey, por pa efekte – Billie tingëllon njëjtë live, me një  stil të  cilin nuk mund ta krahasojmë  me askënd tjetër [ndoshta pak me Avril Lavigne për nga natyra tomboy] dhe me një  bukuri që  do bënte  këdo të  betohej që  është  motra e humbur e Scarlett Johansson, Billie Eilish është  gati të  pushtojë  botën. Me tekste këngësh po aq provokuese sa sjellja e saj e paparashikueshme, që  në  tingullin e parë  të  gjithë  e kuptuam që  këtë  herë , kemi të  bëjmë  me dikë  që  është  përtej moshës së  saj.

Tani nuk na mbetet veçse të  presim se çfarë  do sjellë  në  të  ardhmen adoleshentja e talentuar që  po mban botën mbërthyer pas saj.