Çfarë Ndodhi Në Colour Day Festival?

I keni parasysh festivalet e mëdha dhe shumëngjyrëshe me muzikë shumë të mirë që nuk ndodhin pothuajse kurrë në Shqipëri? Kjo ishte Colour Day Festival, I cili mund të quhej gjithçka, përveçse i zakonshëm!

Me një linjë të gjatë sigurie, shtëpiza dedikuar shitjes së biletave dhe një organizim strategjik në shpërndarjen e pijeve për të siguruar që ato alkoolike të konsumoheshin vetëm nga personat në moshë madhore, Colour Day Festival ishte pa frikë eventi që përcillte përgjegjësi po aq sa festë.

Ngjyrat ishin kryefjala e eventit dhe sigurisht që qesja që ofrohej me blerjen e biletës nuk mund të mjaftonte për të realizur mozaikun madhështor të ngjyrave në rroba dhe lëkurë.

Telekom Electronic Beats është gjithnjë i pranishëm në organizime të përmasave të mëdha, ashtu siç nuk mund të mungonte në Colour Day Festival si partner kryesor, duke ofruar shumë surpriza dhe aktivitete interesante për të pranishmit.

Hotspots

Dy pikat më të populluara ishin dhoma e pasqyrave dhe zona e kujtimeve, për të cilat ishte e qartë që në largësi që i përkisnin Electronic Beats. Dhoma shumëdimensionale e pasqyrave të krijonte një përfytyrim gati surreal, me shume drita të vendosura në tavan, për të bërë foto dhe video.

Zona e kujtimeve të dhuronte një seri fotografish në një  PhotoBooth me miqtë e tu më të mirë, kështu më shumë se një seri imazhesh, mund të merrje një kujtim të bukur të kësaj dite. Ne të Electronic Beats ju premtuam që nuk do të mundeshit më të harronit çfarë do të ndodhte në Colour Day në Festival dhe ia doli nëpërmjet këtyre dy instalacioneve kur mund, me shumë mundësi, të keni bërë foto sa për të gjithë jetën. 

Dhe meqë ra fjala te fotot, e keni vënë re se sa telefona janë parë nëpër duar gjatë evenimenti?!. Nëse jo, jua tregojmë ne me këtë seri fotosh!

Prezantuesit

Fatma Methasani dhe Flori Gjini ishin katalizatorët e këtij eventi. Dyshja dukej se kishte jo vetëm një kimi të jashtëzakonshme mes tyre, duke ndjekur njëri-tjetrin me shumë përpikmëri në kohët mes performancave. Nëse nuk i vutë re se sa interesantë dukeshin me veshjet plot ngjyra, ja ku keni foton si provë!

Muzika

Muzika në Colour Day Festival ishtë ndër më të përzgjedhurat, duke ndarë kohët e performimit të çdo artisti në mënyrë të zgjuar për të mos lënë hapësirë për njerëzit që të mërziteshin në asnjë moment.

Pas çeljes së eventit, shumë DJ, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë aktivë në Electronic Beats përmes intervistave gjatë javëve të shkuara, i dhanë ritmin e duhur eventit, ritëm që e shoqëroi atë deri në fund.

Nga Boocky me tingujt ingranues, Indri me stilin e tij autentik, Olti, Abeli, legjendari Aldo e deri tek  Lura me ritmet e saj indie që të jepnin ndjesinë sikur ishe në një festival britanik, të gjithë ata që u ngjitën në skenën e Colour Day Festival sollën absolutisht më të mirën e muzikës që i karakterizon!

Dhe jo vetëm kaq, një line-up maratonë si kurrë më parë solli emrat më të mirë të DJ-ve që kemi, dhe rezultati ishte një energji, e cila nuk shtëroi deri në mesnatë.

Special Guests

The Mode ishin sa energjikë po aq dhe mistikë. Ace 2 Ace lanë një përshtypje të paparashikueshme tek publiku pasi ishin ndër më të cituarit në insta stories, por dhe ndër më të kërcyerit gjatë Colour Day Festival.

Surpriza më e këndshme e këtij evenimenti ishte prezenca e dy DJ më të mirë grekë, George Siras dhe Michael Tsaousopoulos. Padyshim që sollën eksperiencën e Cavo Paradiso dhe hijeshinë që i përket skenave më të mëdha ishujve grekë, konkretisht Mykonos.

Këtë verë, shtoni në listën e gjërave për t’u bërë, çdo vend kur do të jenë duke performuar Michael Tsaousopoulos dhe George Siras. Quajeni turizëm muzikor!

Sigurisht që eventit i dha një shije të mirë dhe shumë energji performanca e Tujamo, DJ të mirënjohur ndërkombëtar, i cili na solli në kujtesë këngë shumë të mira dhe të dashura për të gjithë ne.

Name Droping

Çdo artist që ka shënuar historinë e muzikës bashkëkohore shqiptare ishte aty, me performanca elektrizuese dhe me këngë të reja e të vjetra.

Alban Skënderaj e dogji skenën me këngët e tij që i dinte edhe një fëmijë i vogël që po kalonte rastësisht në rrugë diku larg. Kachinari shpërtheu me muzikë rock, si i vetmi band në line-up. Lumi B… epo çfarë mund të themi. Si mendoni se reagon publiku kur në skenë ngjitet Lumi? [Akoma kemi në mendje “A din me bo fliii…]

Elvana Gjata ishte më energjike se kurrë, dhe është pak të themi që u dashurua me festën dhe energjinë që transmetonte publiku i Colour Day Festival. Hidhuni një sy postimeve të saj në Instagram dhe do e kuptoni se për çfarë po flasim.

Elvana për herë të parë në Colour Day Festival performoi “Lejla” me Capital T, duke shënuar kështu dhe një moment historik në vazhdën e performancave të të dyve. Dhe meqë jemi tek Trimi, djli nga Kosova dha absolutisht më të mirën e tij në skenë, duke u pasur më pas nga Majk dhe zëri i tij i pangatërrueshëm.

Qershia mbi tortën e performuesve shqiptarë ishte pikërisht Buta! Nuk e shpjegojmë dot se sa të zhurmshme ishin ovacionet sa herë përmendej nga prezantuesit emri i tij.

Ky ishte vetëm edicioni i parë i Colour Day Festival, një ditë-natë plot ritëm, energji dhe ngjyra. Ne të Electronic Bats do ta vazhdojmë linjën e aktiviteteve të verës po aq energjike dhe madhështore sa Colour Day Festival dhe seria e surprizave për ne nuk ndalon këtu.

Me Colour Day Festival shihemi në edicionin e radhës ndërsa në vazhdimësi na ndiqni për të mësuar cilët do të jenë eventet që po vijnë dhe ku do të mund të na gjeni gjithmonë gati për t’ju dhuruar emocionet dhe festat më të mira.