“La Casa de Papel” Ngjan me një Serial Shumë të Famshëm. E Dini se Cili Është Ai?

Disa seriale thjesht të tërheqin aq shumë sa i ndjek episodet me rradhë, pa ndaluar, deri sa kupton që ke harruar të hash apo të dalësh të paktën në ballkon për pak ajër të freskët. Kjo është pikërisht ajo që të bën seriali dramatik dhe kriminalistik spanjoll i shfaqur në Netflix.

“La casa de papel”/”Shtëpia e letrës” – përkthyer në anglisht “Money Heist” u transmetua për herë të parë në Spanjë gjatë muajit Maj dhe e përfundoi këtë transmetim e saj në Nëntor të vitit të shkuar.

SHIHNI TRAILERIN E SERIALIT KËTU:

La Casa de Papel” nisi të jetë i aksesueshëm në platformën Netflix gjatë Krishtlindjeve, ndaj dhe kaloi pa u vënë re duke qenë se të gjithë e kishim mendjen të shihnim Kevin e “Home Alone” ose historitë romantike të “Love Actually” [ok, disa po shihnin “A Christmas Prince”, por nuk po gjykojmë”]

Por, vetëm pak muaj më pas, seriali pati dhe suksesin e tij, aq sa edhe sot duket sikur nuk flitet për gjë tjetër. Dhe kjo nuk është aspak e habitshme.

La Casa de Papel” tregon historinë e një burri misterioz që mban nofkën “Profesori” i cili po planifikon vjedhjen më të madhe të kryer deri më sot. Por, për ta bërë këtë i duhet ndihma e 8 personave që janë mjaftueshëm të çmendur sa të jenë të gatshëm për një sfidë të tillë.

Këto personazhe mbajnë emra qyteti, në mënyrë që të ruajnë identitetin e tyre të vërtetë edhe ndaj njëri-tjetrit. Ata janë të veshur me kominoshe të kuqe [një zgjedhje e shkëlqyer përsa i përket imazhit të filmit] dhe mbajnë maskat e Salvador Dali [këtu fituan zemrën tonë nëse do jemi të sinqertë].

Plani? Të hyjnë në Fabrikën Kombëtare të Stampimit të Monedhave dhe të printojnë 2.4 miliardë euro! Por, për të arritur këtë u duhet të jenë në kontroll të ndërtesës për 11 ditë, gjatë së cilave u duhet të përballojnë jetët e 67 pengjeve dhe njëkohësisht forcat elitare të policisë. Gjëra të vogla domethënë.

La Casa de Papel” duket se ka kombinimin e përsosur duke qenë se menjëherë të përfshin në pikën që nuk mund të ndalesh, episod pas episodi, dhe një skenari të jashtëzakonshëm i cili përfshin dhe arketipe unike të personazheve që trajton. Historia e secilit prej tyre është karakteristike dhe e trajtuar në mënyrë tejet inteligjente në raport me linjën kryesore të historisë së serialit. Dhe pikërisht këtu nis ngjashmëria me një tjetër serial tepër të famshëm.

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” sjell në ekran tension dhe argëtim, me çdo episod i cili pasohet nga tjetri duke ndërtuar lindjën dramatike deri në finale shpërthyese. Një serial të tillë, i cili arrin të përcjellë emocion të gjallë dhe tension gati mbytës, nuk kemi parë më që prej sezonit të parë të “Prison Break”, një tjetër kryevepër me të cilin “La Casa de Papel” krahasohet gjithmonë e më shumë.