Po Ju, Ishit Në: #RECORDSTOREDAY?

#recordstoreday

#electronicbeats

@Pazari i Ri

Këto ishin fjalët kyçe të dashurisë për vinyl-at e manifestuar në eventin e datës 21 në Pazarin e Ri, Record Store Day.

E shtuna ishte një ditë e bukur me diell e dritë. Por, të veçantat e kësaj dite me diell ishin 10 orë muzikë shoqëruese nga më e mira dhe tregu i vinyla-ve më interesantë që jua merr mendja. Në stendën e vogël të vinyla-ve mund të takoje një grup me njerëz shumë interesantë të cilët sillnin nga Serbia përvojën e tyre të paketuar në vinyl-a. (çfarë emrash na zunë sytë aty)

Kur flasim për emra, që të jemi më të qartë, e kemi fjalën për: Led Zeppelin, The Doors, Pink Floyd, Deep Purple, Whitesnake, Metallica, Chet Baker, Billie Holiday (albumi i fundit i saj), Michael Jackson, etj.

Por imagjinoni sikur, ndërsa hulumtonit nëpër ato vinyl-a (që sa e ndaje mendjen të blije një të dilnin përpara edhe 10 të tjerë edhe më joshës), të dëgjonit në sfond Ms. Jackson nga OutKast.

Këtë #mood kaq #chill dhe #cool nuk mund ta dhurojë askush tjetër përveç Funky Villainz me Rubin Beqon, i cili po mban ekskluzivitetin e këtyre festave kaq intensive dhe që fillojnë me dritën e diellit. Ja si tingëllonte Truman

Muzika nuk mund të ishte kaq e mirë pa praninë e: Funky Villainz, Tatu, Besa Mati, Ledio Ciko, Ivi, Bedi Pejani, Addisha, Erblin Bajko, Florian Canga, Yll Megi dhe Kiki La Rochelle.

Nuk ndodh shumë shpesh që Adin ta shohim me bluzën e Tironës në mes të ditës teksa manovron Vinyl-in pa shumë mund. Faleminderit për muzikën dhe buzëqeshjen që nuk mungon kurrë!

Yll Megi në skenën tjetër e gjeje të veshur me brezin dhe qeleshen tradicionale që i shkonin aq shumë. Ka vinyl-ë njerëz, por ka edhe traditë ky vend.

Tatu solli një tranzicion aq të shijshëm tech house duke i paraprirë muzikës së bukur të Bedit (që e do kaq shumë artin dhe vinyl-at). Bedi ku do performosh tani afër?

Kësaj tradite të dashur këtë vit iu bashkuan Jim Sharp nga Mbretëria e Bashkuar, Dj Chvare dhe Dj Goce nga Maqedonia. (meqë ra fjala, pati shumë përqafime dhe dashuri për njerëzit dhe artin)

Larmia e tingujve pushtoi Pazarin e Ri. Në njërën skenë Jim Sharp po jepte e merrte mes 1 thing të Amerie dhe Be Faithful të Fatman Scoop.

Provoni edhe ju ta bëni tranzicionin nga minuta 3:02 e këngës së parë në minutën 0:50 të këngës së dytë. (për këto emocione e kemi fjalën) Tingujt R&B, funk dhe go-go e bënë të pamundur të mos lëvizje nga vendi. Për pak minuta u rikthyem në fillimin e viteve 2000.

Nëse nuk ia dolët, atëherë ju tregojmë si e bëri Jim Sharp.

Në skenën tjetër Besa Mati tërhoqi pas vetes të gjithë të pasionuarit pas teknos.

Për t’u lënë më pas vendin Ivit dhe Kiki La Rochelle. Na besoni kur ju themi që për këdo kishte ardhur momenti për t’u tundur më shumë se sa thjesht belin.

Ah sa shumë gjëra na pëlqyen nga Record Store Day! Tradita do të vazhdojë! Deri atëherë vazhdoni t’i doni vinyl-at dhe ne do të jemi aty për t’ju ofruar më të mirën.