Njihuni me Mr. Dj-të e Street Party 2018!

Kush është?

Flowdan, me emrin e vërtetë Mark Viera, vjen nga ana lindore e Londrës. Ai nisi të performojë në fundin e viteve ’90 si MC i rrymës jungle, deri sa u njoh me Wiley While dhe themeluan Roll Deep.

Që prej asaj kohe, Flowdan ka publikuar tre albume: “Rules & Regulations”, “In At The Deep End” [që ka shituar mbi 85,000 kopje deri tani] dhe “Return of The Big Money Sound”.

Mos humbisni…

Bashkëpunimi me The Bug është ndoshta më i njohuri. Kjo për shkak se “Skeng” tashmë është kthyer në himnin e muzikës dubstep. 

Kush është?

Killa P, me emrin e vërtetë Patrick Knight, është një artist britanik i cili ka mbi një dekadë që prodhon jo vetëm muzikë të mirë, por edhe ka sjellë super bashkëpunime me artistë të paparë si Skepta apo Jammer dhe Jendor.

Killa P e ka ndërtuar studion e tij muzikore brenda në shtëpi, dhe aktualisht nuk krijon muzikë vetëm për vete, por edhe për shumë muzikantë dhe Mc të tjerë të rinj.

Mos humbisni…

Sepse, Skepta!

Kush është?

Goldcap, me emrin e vërtetë Berge Sahakian, është një artist shumë i vështirë për t’u përcaktuar. Për shkak se rrënjët e tij muzikore kanë influencë nga rryma shumë të ndryshme që prej rrokut klasik, muzikës tradicionale indiane, muzikës simfonike, reggae, klasike, afrikane, metal apo edhe të Europës lindore.

Ai mësoi që në moshë të re të luajë instrumenta si kitara akustike/elektrike, kitara bas, piano dhe disa instrumenta të tjerë në perkusion, ndaj natyrshëm tek muzika e tij gjen të përfshirë në mënyrë tejet organike një përzgjedhje të tillë kaq të gjerë.

Ah, është edhe fans i poezisë, filmave, zhurmave të ambientit dhe fjalëve, ndaj këto elemente përfshihen shpesh në setet e tij.

Mos humbisni…

Sepse nëse Electronic Beats nuk shkon tek Burning Man, sjell Dj-n e Burning Man tek Electronic Beats [diçka e tillë].

Kush është?

Audiofly janë një dyshe e përbërë nga Luca Saporito dhe Anthony Middleton. Bashkëpunimi i tyre ka nisur në pranverën e vitit 2002 dhe që prej asaj kohe kanë shëtitur botën duke shpërndarë dashurinë e tyre të përbashkët për muzikën. Dhe meqë jemi tek kjo e fundit, stili i tyre muzikor është tejet original, eksperimental dhe i fuqishëm [diçka midis tech house dhe house-it elektronik].

Mos humbisni… 

Dmth, e imagjinoni dot duke dëgjuar këtë gjatë atij perëndimit të bukur tipik të Tiranës në Ditën e Verës? Kokrra, mishi-mishi…