LIVE VS ELEKTRONIK: Po ti, ku do shkosh?

Pak ditë mbeten para festës më shumëngjyrëshe në qytet dhe fillojnë të lindin “dilema shumë të mëdha ekzistencialiste” si: “Çfarë do vesh?”,“A i ka bërë attending ai/ajo që kam qejf?” dhe mbi të gjitha, “Tek cila skenë do shkoj?!”.

Sado që tashmë të gjithë jemi familjarë me dinamikën e Street Party, dhe përgjatë viteve kemi krijuar një rutinë tonën ku përpiqemi të bëjmë “stage hopping”, pra të hidhemi nga njëri cep në tjetrin kur Dj apo grupi ynë i preferuar performon, sërish e gjejmë veten duke negociouar me shoqërinë: “Mirë po, ku do shkojmë?”

Ne të Electronic Beats duam t’jua lehtësojmë dilemën, ndaj më poshtë po ju japim disa nga arsyet përse duhet të jeni me hashtagLive apo hashtagElektronik.

#UnëDuaLive

Sigurisht që do muzikën live! I ke hedhur një sy line-up?

Skena gjatë Ditës së Verës do shkelet nga Legjenda si Bojken Lako apo Alban Nimani! Djemtë e Peter Pan do sjellin tekstet ironike në ritmet e tyre ballkanike sa do ju dhembin këmbët nga të kërcyerit [e kemi seriozisht, vishuni me të sheshta goca].

Mirgen Huba, një ndër artistët më të talentuar që kemi patur që nga Top Fest 5 do ngjitet në skenë pas shumë kohësh mungesë dhe nuk mund të jemi më të emocionuar! E njejta gjë vlen edhe për Upstream [seriozisht, kush e ka bërë këtë LineUp-in? <3]

Nuk e dimë akoma në cilën orë do luajnë 3:56 AM, por e sigurt që nëse nuk i keni dëgjuar më parë nëpër Live-t e tyre [jo dhe aq të shpeshta, por të mirëmenduara] ju pret një surprizë e bukur.

Ndërkohë, artistë të tjerë si Into Thin Air, Sore Mountain, Dobs apo anëtarët e tjerë të Bulza Gigs do prekin për herë të parë skenën e Street Party, kështu që nuk mund të mungojmë në debutimin e tyre dhe në suportin e të gjithë talenteve të reja që do jenë gjatë këtij edicioni pjesë e skenës.


Dhe të fundit nga rradha, por aq të parët nga rëndësia janë All In Band. Çfarë të themi? Që kanë vokalisten më simpatike ndonjëherë? Apo që luajnë një muzikë që askush tjetër nuk mund si ata. All In nuk quhen kot të tillë, kanë çdo gjë, dhe të gjitha do i përcjellin në skenën Live të Street Party 2018!

#UnëDuaElektronik

Sigurisht që po! Sepse ti do emocione të forta, do ritme të cilat të mbajnë gjallë gjatë gjithë ditës/natës, dhe nuk kënaqesh me pak!

Për ty kemi listën e artistëve më të mirë që kemi në Shqipëri dhe jo vetëm! Nga dyshja funky e… shejtanëve? [kështu e përkthen Funky Villainz google translate dhe sikur po na pëlqen], tek Lindi dhe Ger Kacerrja [më të mirën që na ka dhënë Durrësi dhe Elbasani muzikalisht], tek Dabó, artisti të cilin ne të Electronic Beats gjithmonë e përkrahim aq sa duket sikur e mbajmë pak me hatër, tek Positive Cuts dhe muzika e tij që sjell në pistë nga djemtë e vajzat e gjimnazeve deri tek pronarët e lokaleve përballë që kanë ardhur “për t’i hedh një sy festës”.

Mandej, Erblin Bajko me muzikën e tij të pangatërrueshme dhe Da Lil, që nëse jemi të sinqertë, vetëm Lil që nuk është me miksimet që luan!

Nëse u lodhe duke lexuar, mos hiq dorë! Tani vjen pjesa e cila do mbajë peshën e mbrëmjes: AudioFly, Flowdan, Killa P, GoldCap, Dj Vadim, Numa Crew [kush i mban mend nga Turtle Fest 2017?] dhe Andrea Mi [nuk na besohet!] do sjellin ritëm, energji dhe performancë në ditë-natën më të zhurmshme në qytet!

Ok, ne u përpoqëm t’ju paralajmërojmë që të ndjekësh të dyja skenat do jetë tejet e vështirë. Ama, kudo të zgjidhni, kini parasysh që Street Party ka zgjedhur më të mirën e artistëve të mëdhenj dhe emergjentë, jo vetëm të skenës sonë por edhe të asaj botërore.

Kështu që, sido ta zgjidhni, nuk mund të gaboni.