Borë Bie në Tiranë...

Sot u zgjuam me ndjesinë e bukur të bardhësisë në Tiranë. Pavarësisht se ishte parashikur të binte borë sot, gjë që pritet të ndodhë edhe nesër, flokët e bardhë ishin sërish surprizues në mënyrën e tyre. Është gjithnjë surprizuese kur ndodh në Tiranë. (gjasat janë që një përqindje e mirë e fëmijëve të lindur në Tiranë ta kenë parë dhe shijuar borën shumë vonë, ose jo ende.)

Jo më kot, një ndër këngët më të famshme në lidhje me motin (në Tiranë) është Shi bie në Tiranë.

Sot, për kënaqësinë e të gjithëve ra borë. (instastory për të tërë)

Ne të Electronic Beats duam t’ju përshëndesim me 5 këngë që mund t’ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme dhe nesërme, ndoshta për t’jua bërë përjetimin e dëborës edhe më real. Le ta mbulojë Tiranën! (mos harroni kanatjeret se do ftoheni)