E Ndiqni DieGoLaDiabla?

Diellza, “ajo tipja me flokët blu”, që kur e njeh, të vjen të thuash “oh sa shumë më shumë”.
Diellza është diellore [d’uh!], ka një energji të rrallë dhe një theks perfekt të anglishtes britanike të cilën e ka mësuar gjatë viteve që jetoi në Afrikën e Jugut.

DieGo [Diellza Gojani] është alterego e saj, artistja e cila nuk ka frikë t’i dalë përballë sistemit, të tregojë pa drojë seksualitetin e saj dhe njëkohësisht, të sjellë artwork-et më të mira me personazhet e Disney që keni parë ndonjëherë.

Një ditë para 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ne të Electronic Beats vendosëm t’ju sjellim një badass nga Prishtina, me shpresën që t’ju frymëzojë edhe ju ashtu siç na ka rrëmbyer vëmendjen ne.

PS: Intervista është në gegnisht, sepse Diellzën nuk duam ta ndryshojmë në asnjë formë.

Diellzë, na trego pak, kur ishe e vogël, çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe?

E di që tingëllon si klishe, por gjithmonë kom dasht vetëm artiste. I kom ditë aftësitë e mia edhe e kom ditë cilat profesione kisha mujt me i kry edhe cilat jo. N’qato që e kom ditë që muj me i kry, vetëm arti u kon ai që e kom dit që e du edhe e boj me qejf.

Dhe kom vendos: This is it for me! Nothing else but art!

Tani na trego për mjetet me të cilat do të bësh art. Pikturë, design, kinema, teatër, muzikë, ngjyra e flokeeve…

O zot të gjitha! N’fillim kom punu vetëm vizatime dhe piktura. Si kryefortë, ja kom caktu vetit ni standart me m’rri n’qato dy metoda, dhe kur e kom mrri nuk jom kon e knaqun se kom dasht ma shumë. Kshtu që e kom zgjanu horizontin e mjeteve t’punës edhe të fushave të artit. Kom fillu me eksperimentu, me i bashku disa mjete ne nji vepër, për shembull pikturën dhe photoshopin, videot the ilustrimet.

Aspektet, mbi të cilat, sipas meje ti ndryshon nga pjesa më e madhe e artistëve të tjerë të brezit tënd, janë: 1. Nuk ke frikë të përfshihesh politikisht, përkundrazi! Duket sikur e shijon me sadizëm mënyrën se si njerëzit skandalizohen nga sinqeriteti yt dhe 2. Ke një balancë të frikshme mes dirty/sexy dhe Disney.

Hahah! I do love Disney, por vonë e kom kuptu që osht budallaki mos me u marr me politikë, se politika osht q’ajo që mu m’ka kufizu n’kit vend. Që ma shkel andrrën edhe dëshirën me u shkollu jashtë vendit. M’ka inatos edhe kom vendos me ju qas në mënyrën time.

E Disney… Disney osht q’ai që si fmi ma ka dhon platformën me ëndrru. Jo n’aspektin që “Hey sillu mirë e ki me gjet princin,” por n’aspektin që “Qe ku e ki ni person, ni grup t’njerëzve që e kanë zgjedh ni mënyrë t’pazakontë me tregu histori edhe me shpërnda mesazhe publikut”.

M’ka prezentu me ni formë t’artit që m’ka inkuraju dhe m’ka tregu që muj me zgjedh vetë mënyrën qysh me paraqit artin tem.

Plus, ma ka hek menjen prej kushteve t’vshtira që jon kon n’Kosovë kur unë jom kon e vogël, se nëse unë s’e kisha pas botën e Disneyt, isha kaplu prej errsirës që osht kon Kosova edhe nuk kisha dit as me andrru.

Cilat kanë qenë momentet, për të cilat, je më krenare në karrierën tënde deri tani?

Kisha thon vjet, kur ni shkrimtares n’Nju Jork ja kom ilustru ni libër t’përrallave dhe i ka pëlqy e i ka lon mbresa qaq’ shumë sa që ka ardh n’Kosovë vetëm sa me u njoftu me mu edhe me m’kërku me vazhdu bashkëpunimin.

Po ashtu edhe kur kan provu me mi ndryshu street art që e kom bo. Me e bo “Maybe God does believe in you”, kur origjinali ka qen “Maybe God does not believe in you”. Qe mka ardh inati që e kanë prish amo jom gzu se e kom pa që arti jem osht tu i shti njerzit me ndje diçka edhe me mendu. Edhe pse “përmirësimi” prap nuk ka ndrru kurrgjo se i njejti kuptim ka mbet.

Ah po, edhe secila herë që kom vendos me lon naj punë që jom kon tu punu se shefat m’kan thon që nuk kom talent e aftësi.

Ke një model që e ndjek?

Disa në t’vërtet. Frida Kahlo-n për që osht kon ni femën e pavarun dhe badass. Ja adhuroj stilin! Bob Ross se e kom pas idhull t’fëminis, se osht personi ma pozitiv, menoj, që ka egzistu ndonjëherë. David Bowie, se osht pa fije të kompleksit.

Na trego pak se si të ka ndikuar fakti që ke jetuar në Afrikë?

Jeta n’Afrikë ma ka rrit horizontin n’mënyra që kurrë s’e kom imagjinu. M’ka prezentu me kultura t’reja që ndoshta kurrë nuk m’kish ra me i pa. Gjithmonë menoj se jom ni koleksion i krejt vendeve që i kom shëtit dhe i krejt njerëzve që i kom taku, e Afrika përbën pjesën ma t’madhe t’qatij “koleksioni”.

Thjesht e ka prezentu ngjyrën n’punen tem. Por, për ni sen që e kom msu’ atje jom hala n’dilemë nëse m’ka bo mirë apo keq: profesionalizmin.

M’ka msu qysh me kon person profesional e qysh duhet me punu, që ktu n’Kosovë po m’qet tash problem për shkak se njerëzit përveç që s’kan, po shumica as nuk e dijn çka osht profesionalizmi.