10 Artistë që do të Pushtojnë 2018

Charlotte de Witte, Borusiade dhe Mama Snake janë ndër artistët e talentuar që do të dëgjojmë këtë vit.

Pas vëzhgimeve të kujdesshme të rrjetit ndërkombëtar të klubeve përgjatë vitit 2017, kemi përmbledhur të dhënat dhe jemi përpjekur të përcaktojmë kë do të shohim më tepër gjatë vitit 2018. Disa prej tyre po bëjnë bujë në skenat e festivaleve më të mëdha, ndërkohë që të tjerët po planifikojnë turet në ambientet underground kudo në botë. Të gjithë pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme në muajt e ardhshëm.  

MAMA SNAKE

Herën e fundit që e pamë DJ daneze, Mama Snake, po organizonte një fundjavë për Festën UH të Budapestit, në klubin e natës Lärm si pjesë e bandës SHAPE. Me pak skedulime në horizont, Snake po fokusohet në të bërit të DJ dhe bashkimin me firmën e produksionit, Ectothrem, sëbashku me anëtarin Courtesy të Apeiron. Përgjatë vitit të shkuar, puna e tyre është kurorëzuar nga pëlqimet e kontribueses së EB.Radio, Johanna Knutsson dhe Savile të Played Out.

JASSS

2017 ishtë në fakt një vit suksesi për Jasss, me shfaqje të rregullta në sallën Säule të Berghain, me një album të lançuar nga iDEAL dhe një EP (extended play) mbi Mannequin, kontribute mbi seri popullore miksimesh dhe data koncertesh në Europë. Ajo do të jetë në Berghain si pjesë e Festivalit CTM këtë fundjavë.

DJ OLIVIA

Rrallë ndodh të shkruajmë për Kraków, Poloni pa përmendur edhe heroinën, DJ Olivia, qoftë nëse shkruajmë për artistët polakë që luajnë Unsound ose mbi guidën e situatës së muzikës në qytet. Si DJ i festivalit eksperimental, i Szpitalna 1 dhe serisë së festave, ka shumë për të thënë. Eksperienca e Olivias shpërblehet me njohuri në stilizim teknoje që mund t'i ndjeni në kolonën Played Out.

CHARLOTTE DE WITTE

Këngët e Charlotte de Witte të lançuara nga kompani produksioni si Sleaze, NovaMute dhe Mary Go Wild Black e ngjitën në skenat më të mëdha. Me një bagazh të plotë tekno, është shumë e përgatitur për këtë kontekst.

INGA MAUER

Inga Mauer po bën emrin e saj në shumë kuptime. Tashmë ka arritur miksime të një niveli shumë të lartë, të luajtura kudo në Europë dhe në festivale si Dekmantel. Por, duke gjykuar nga potenciali i saj, Mauer do të ketë një rrugëtim të gjatë.

DIS FIG

Përgjatë viteve të fundit, Dis Fig ka kontribuar në muzikën e klubeve. CV e saj muzikore flet vetë si pjesë e bandës Purple Tape Pedigree krahë një prej dashurive tona muzikore si Celestial Trax dhe e ftuar të jetë në një prej festave më të rëndësishme të momentit, Trade.

BORUSIADE

Për ne, Borusiade tingëllon si familje. E kemi ndjekur që kur u bë pjesë e programit SHAPE disa vite më parë dhe kemi vënë re që bota më në fund po fillon t’i njohë lançimet e saj duke filluar me albumin e katër në dalje në Cómeme. Ajo ka kontribuar shumë në muzikën alternative tekno rumune edhe pse jeton në Berlin.

POWDER

Kemi dëgjuar shumë për DJ e talentuar të Tokio, Powder duke ndjekur një tur të vjeshtës së 2017 në Europë dhe duke përfshirë një set të shumë përfolur në New York dhe Veri të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse stili i saj është i orientuar drejt house, ajo ruan një shije të së veçantës dhe të çuditshmes.

SAOIRSE

Pavarësisht që mund të mos keni dëgjuar për Saoirse deri në vitin 2017, DJ irlandez ka vite që po korr sukses. Skedula e saj vitin e shkuar ishte shumë e ngarkuar dhe që tani ka planifikuar të vizitojë 6 shtete për vitin 2018.

CIEL

Ciel e Torontos e mbylli 2017 me një skedulë të ngjeshur që do ta mbajë të ngarkuar edhe përgjatë vitit 2018. Përgjatë muajve të fundit të 2017 nënshkruajti marrëveshjen me Discwoman gjë që e mbajti aktive me median për goxha gjatë.