Këto Video ju Prezantojnë me Disa nga Klubet më të Mira të Europës

Nga Fabric dhe PAL e deri te fatkeqësisht i mbylluri Trouw, shijoni skenat e disa prej klubeve më legjendare të Europës.

Po përgatiteni për të bërë qejf këtë fundjavë? Pavarësisht se ku ndodheni në Europë, disa nga klubet më të mira që ofron ky kontinent do t’i kenë dyert hapur sonte për të ofruar muzikë shumë të mirë. Për t’ju ndihmuar të përgatiteni për natën e sotme, EB.tv ka përpiluar një listë për serinë tonë “Club Special”.

Lista hedh dritë mbi vende si Fabric në Londër dhe Gewölbe e Këlnit, apo La Machine Du Moulin Rouge në Paris. Për t’i rënë shkurt, është mënyra më e mirë për të marrë informacion në lidhje me përgatitjet e duhura për ta bërë eksperiencën në pistë më të veçantë.

Hidhini një sy listës së plotë më sipër, duke filluar me ikonën Trouw, i cili u transformua në klubin më të mirë të Amsterdamit, De School. Nëse ju pëlqen çfarë po shihni, shkoni në kanalin e YouTube për të eksploruar edhe videot e tjera në EB.tv këtu.