Çfarë i ndodh plazheve tona? ÇFARË I NDODH PLAZHEVE TONA?

Çdo vit qindra ton plehra hidhen në plazhe.
Shumica e tyre përfundojnë në det, dhe koha që i duhet për t’u shpërbërë është e paimagjinueshme

- Lëkura e portokallit dhe e bananes: deri në 2 vjet
- Bishtat e cigareve: 5 vjet
- Qeset plastike: 20 vjet
- Kënaçet e aluminit: të paktën 80 vjet
- Shishet plastike: 450 vjet
- Shishet e qelqit: 1 milion vjet.

Duhet të veprojmë tani.

Duhet të ndryshojmë dhe duhet ta nisim nga vetja. Është vendi ynë, shtëpia jonë dhe duhet të kujdesemi për të. Është e papranueshme të ndotim plazhin tonë. Qeset plastike po mbysin peshqit dhe breshkat e detit. Pa përmendur që po e kthejmë thellësinë në një kosh plehrash

Telekom Electronic Beats prezanton #PERPLAZHIN_COCKTAILS.

Por gjenerata jonë kërkon edhe të argëtohet.

Kështu që kësaj here, ne kombinojmë argëtimin me dëshirën tonë për të pastruar plazhin dhe do të organizojmë një festë të madhe në Jalë – por këtë herë, në vend që ta lamë plot me shishe birre dhe gota plastike do e lëmë të pastër. Diçka që duhet të bëjmë çdo ditë, të gjithë. Mbështesni këtë kauzë dhe të fillojmë të mbajmë mjedisin e pastër.

Regjistrohu këtu për të përfituar transport dhe akomodim falas!