212121

Sindroma Down shkaktohet nga një kromozom i 21-t i cili është i tepërt në zinxhirin e ADN-se. Dhe kjo mund t’i ndodhi kujtdo. Çdo njeri duhet të ketë mundësinë të kontribuojë në komunitet dhe të jetojë një jetë të vlefshme. Kjo qëndron gjithashtu për njerëzit e prekur nga Sindroma Down në të gjitha aspektet shoqërore. Njerëzit me Sindromën Down mund t’i sjellin shumë shoqërisë nëse u jepet mundësia.

Ne i mbështesim ata.

Komuniteti i Electronic Beats i qëndron pranë njerëzve të prekur nga Sindroma Down. Ne duam që ata të kenë mundësi në jetët e tyre dhe kjo fillon nga konsiderimi i tyre si të barabartë. Ne besojmë që njerëzit me Sindromën Down mund të ofrojnë vlera në vendin e tyre të punës, në shoqëri, art, kulturë, politikë, sport, etj.

Telekom Electronic Beats prezanton #PERDSA_MESTIL.

Por Telekom Electronic Beats është një platformë që ka të bëjë me muzikën dhe stilin e jetës. Kështu që do të organizojmë një “panair bukurie” dhe gjithashtu një shfaqje muzikore live, që do të ndihmoje këta njerëz të ndihen të bukur dhe gjithashtu te ndihen pjesë integrale e komunitetit. Nëse mendon edhe ti kështu, mbështet kauzën tone. Shpërblimi më i madh që do të kesh është dashuria që do ndjesh për ata njerëz dhe dashuria që do marrësh në këmbim.